Me një foto të Dorit me Luizin, Olta Gixhari ka zbuluar marrëdhënien që ka sot me “kundërshtarin” e saj në lojë.
E pyetur nga ndjekësit nëse ka folur me Luizin, Olta ka publikuar një foto të bashkëshortit me Luizin krah së cilës ka shkruar: “Po flasim familjarisht”.
Epo nuk ka më dyshime. Situatat e lojës kanë mbetur në shtëpi dhe jashtë çdo raport nis nga e para!






