Thonjtë e dobët tregojnë se diçka nuk shkon me shëndetin tuaj, ose se i keni dëmtuar shumë ato. Nëse keni pyetjet se pse thonjtë e dobët ju thyhen aq shpesh, ne ju sjellim disa arsye pse:
Keni mungesë hekuri
Forma e thonjve si lugë e përmbysur mund të shkaktohet nga mungesa e hekurit apo anemia. Hekuri ndihmon në formimin e hemoglobinës, një molekulë që çon qelizat e kuqe të gjakut me oksigjen të freskët për në thonj.
Keni mungesë vitamine B
Biotona apo vitamina B konsiderohet një forcues shumë i mirë i flokëve dhe thonjve. Nëse thonjtë tuaj duken më të dobët se zakonisht dhe po ju thyhen majat, mund të keni mungesë vitamine B.
Mbani gjithmonë manikyr
Të gjitha llojet e manikyrëve kanë përbërës që largojnë lagështinë nga thoi dhe e dobësojnë atë, dhe ky efekt tharës nuk ndalon edhe pasi manikyri të jetë tharë.





