Fjongot janë rikthyer sërish në modë dhe këtë na i ka vërtetuar edhe njëherë Kiara dhe Arbana. Spektaklin e djeshëm moderatoret kanë zgjedhur fustane të zinj, detajet e të cilave lidheshin me fjongot e vogla plot shkëlqim.
Më herët fjongot i keni parë edhe në modelin e këmishave të derdhura, por kësaj here bëhuni gati t’i shikoni në fustanet e mbrëmjeve elegante!


