Elektrizimi te veshjet ndodh kur një ngarkesë elektrostatike grumbullohet në pëlhura kur ato fërkohen me njëra- tjetrën. Por si ta shmangni këtë moment?
Përdorni zbutës rrobash
Për të reduktuar mundësinë që rrobat tuaja të elektrizohen, AgroWeb.org ju sugjeron që gjatë larjeve të rrobave të përdorni zbutës. Gjithashtu ju mund të shtoni një lugë gjelle me zbutës rrobash në një shishe me ujë dhe ta spërkasni atë tek rrobat problematike.
Spërkasni rrobat me llak flokësh
Të spërkasni pak llak flokësh në rroba është një mënyrë tjetër e thjeshtë dhe praktike që mund t’ju ndihmojë.
Përdorni një varëse teli
Një varëse teli mund të marrë një pjesë të ngarkesës elektrike e cila bën që rrobat tuaja të ngjiten tek ju. Një mënyrë shumë e thjeshtë për të larguar elektricitetin është të vendosni një varëse rrobash në pjesën e brendshme të veshjes tuaj para se ta vishni atë ose pasi e keni hequr atë. Kjo mënyrë funksionon më së miri tek mëndafshi.
Vendosni një paramandë
Ky send kaq i vogël prej metali, paramandë do të mbajë njëfarë ngarkese elektrike dhe do të parandalojë elektrizimin e rrobave tuaja.

