Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ermiona ka bërë reagimin e parë publik lidhur me largimin nga shtëpia e Big Brother Vip.
“[ ] Falenderoj te gjithe ju me zemer qe me mbeshtetet gjate qendrimit tim ne shtepine e BBV2. Nje falenderim i vecante I shkon Luizit, qe me ndejti afer dhe me perkrahu ne kete rrugetim .
Luizi u mundua gjate gjithe nates te me ndalonte per te mos dal jasht nga shtepia, por ishte i pamundur qendrimi ne ate shtepi te rrethuar me hiena, duke perjashtuar Kristin dhe Kejsin qe dhe ata I dua fort .
Me vjen keq qe nuk jua plotesova deshiren per te qendruar deri ne fund, por duke qen e vertet nuk mund te duroja hipokrizite, fallcitetin , kinemat dhe teatrin e kukllave 2 lekshe.
– [ ] Sot ma keni mbushur shpirtin me shume dashuri. Ju dua shume! Aman se vdiqem! 🤣♥️”, ka shkruar Ermiona në postimin që ka marrë menjëherë vëmendjen dhe mbështetjen e ndjekësve.
Ermiona fitoi dashurinë e gjithë audiencës dhe u pretendua se do të ishte një ndër finalistët e këtij edicioni.

