Amos flet pas daljes nga “Big Brother Vip”: Ka rëndësi të mbetemi njerëz

0
171

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Amos Zaharia ka bërë reagimin e parë publik pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip.

“Shumë prej jush që më njohin e ma dine humorin më kanë kuptuar, të tjerë që nuk më njohin, e kanë keqkuptuar. Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime, qëndrimet e mija në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë! Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë dhe këtu perfshij edhe veten time mbi të gjithë”, ka shkruar Amos krah postimit ku ka falenderuar mbështetësit për rrugëtimin në BBV.

Ai ka treguar se është i lumtur që i kthehet jetës normale dhe angazhimeve, e miqtë e tij nuk kanë hezituar t’i japin shumë dashuri në komente.

https://www.instagram.com/p/CoaSNYfNZ_gczBcCjG8mt4cKCFBizykHIojKXw0/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here