Përmes disa fotove profesioale, Beniada Nishani ka prezantuar koleksionin e ri të saj duke sjellë për të gjithë kostume sportive super të rehatshme.
“Shumë e lumtur t’ju prezantoj koleksionin tim, një koleksion sportiv për të gjithë dashamirësit e tutave komode.
Kam zgjedhur dy modele jashtëzakonisht të thjeshta, në mënyrë që të mund të përfitojmë sa më shumë nga shkathtësia e tyre për sa i përket kombinimeve. ✨
Janë ideale për klimat më të ftohta 💕 @bennyofficial2022_ “, ka shkruar modelja, krah postimeve ku mund të dalloni modelet e kostumeve dhe ngjyrat e ndryshme.
Beniada ka sjellë disa modele mjaft të rehatshme, duke bërë që vajzat mos të mendohen dy herë se çfarë të veshin në ditët e ftohta! Kostumet janë shoqëruar me shprehje si: “Jeta është e bukur”, duke sjellë mesazhe pozitiviteti kudo.
Gati ta bëni tuajin këtë kostum?

