Pasditen e sotme, tezja e Kiarës, Migena dhe shoqja e ngushtë, Liesa ishin të ftuara në “Ftesë në 5”.
Mes të qeshurash dhe emocionesh, tezja e moderatores tregoi se puthja u prit shumë mirë nga të gjithë. Ajo tregoi se në momentin e puthjes ishte në spital në punë dhe të gjithë bërtitën: “E puthiii”.
Më tej ajo shtoi se në Lushnje u hodhën fishekzjarre për dasmën e dyshes.
Liesa tregoi se në momentin e puthjes në telefon mbizotronin mesazhet dhe telefonatat dhe se sipas saj ky ka qenë momenti kur Kiara e ka ndjerë ta japë puthjen.
Migena, tezja e Kiarës tregoi gjithashtu se një fans nga Amerika dëshiron t’i blejë shtëpi dyshes sapo të dalin nga Big Brother Vip.

