Nga data 31 Janar të gjithë do të vizitoni “Selfie Museum Albania” dhe jua themi ne pse

0
163

“Selfie Museum Albania” është vendi i ri që do të vizitoni më shpesh pas datës 31 janar dhe për këtë jemi të sigurt.

Ky destinacion i ri në kryeqytet do të kthehet në vendin e preferuar të individëve që shijojnë një ‘selfie’, qeshin dhe kanë plot motive për t’i dhënë gëzim ditëve të tyre.
“Vish buzëqeshjen, kariko telefonin dhe bëhu gati të jetosh një super eksperiencë! ’Selfie Museum Albani’ shtron tapetin e kuq më 31 janar dhe të pret si Superstar!”, shkruhet në njoftimin zyrtar i cili ka saktësuar dhe vendin konkret, në Galerinë ETC.
Një “muze selfie” ose “muze në Instagram” është një lloj galerie arti ose instalimi i krijuar për të ofruar një mjedis që vizitorët të pozojnë në fotografi që do të postohen në faqet e mediave sociale si Instagram. Karakteristikat tipike të ekspozitave në një muze selfie përfshijnë sfonde shumëngjyrëshe, rekuizita të tepërta dhe iluzione optike.
Kush është gati për super të qeshura? Mos na thoni që nuk ju njoftuam më pas!/beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here