Përveç kujdesit të lëkurës së duarëve, edhe kujdesi për këmbët është tejet i rëndësishëm. Vlen të theksohet se lëvizja për shumë orë mund t’i ashpërsojë këmbët tona, por ka disa hapa se si të kujdesni për to.
Duhet të përdorni një hidratues të mirë për ta aplikuar në atë pjesë të këmbëve ku lëkura është plasaritur.
Duhet të keni një rutinë të rregullt për kujdesin e këmbëve, në mënyrë që lëkura të jetë e lëmuar, e butë dhe të mund t’i evitoni vetes dhimbje dhe probleme të ndryshme që lidhen me infeksionet.
Rekomandohet të kryeni një pedikyr mjekësor. Ndryshim nga një pedikyr i thjeshtë qëndron në faktin se një pedikyr mjekësor përqendrohet në kujdesin higjieno-estetik të thonjve të këmbëve dhe thembrave të këmbëve dhe jo vetëm në pamjen e bukur të tyre.
Një trajtim i mirë mjekësor për pedikyr përfshin një kontroll të plotë shëndetësor të këmbëve, këshilla për kujdesin e tyre çdo ditë, përdorimin e hidratuesve të përshtashëm për lëkurën dhe masazh për këmbët tuaja./beautyfairalbania.al

