Si të kujdeseni ndaj tentativave të hakerave për të pasur akses te llogaritë tuaja

0
162

Vjedhja e llogarive të ndryshme është bërë lajmi më i dëgjuar kohët e fundit, megjithatë ka disa mënyra se si mund ta siguroni llogarinë tuaj.

Ne jua sjellim ato më poshtë:

Siguroni fjalëkalimin

Të vendosësh ditëlindjen, apo emrin e një familjari si fjalëkalim, është e rrezikshme. Kujdesuni që të ketë më shumë se 8 karaktere dhe të përfshijë të gjitha, simbole, shkronja të mëdha e të vogla, numra. Mos harroni ta ndryshoni fjalëkalimin të paktën njëherë në 6 muaj. Në llogari të ndryshme, mos përdorni fjalëkalime të njëjta.

Shkarkoni një antivirus shumë të mirë

Shmangni email-et që kërkojnë përfshirjen e llogarive tuaja në “Facebook”, “Instagram”, apo kudo tjetër

Mos klikoni faqe të pasigurta

Që të ruani privatësinë tuaj, mos mbani në telefonin tuaj fotografi apo video kompromentuese dhe mos i dërgoni nëpërmjet WhatsApp, email-it apo çdo rrjeti tjetër social.

Mos klikoni në tabela që iu dalin kur vizitoni faqe të ndryshme, shumica prej tyre janë viruse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here