Mbrëmjen e sotme raporti Kiara- Luiz ka marrë sërish vëmendjen e banorëve dhe audiencës. E pyetur nga Arbana se pse heziton nga kjo marrëdhënie e nëse ka pasur një histori tjetër publike, Kiara ka pohuar: “Kam kaluar një histori dashurie që u bë publike, prandaj po stepem”.
Më tej Kiara ka shtuar se e pëlqen Luizin dhe se njohjen me të do donte ta linte të ecte natyrshëm.

