Ky është meraku i Princ Harry-t që lidhet me nipat e tij

0
189

Princi Harry dhe libri i tij “Spare” po përfliten kudo, për shkak të deklaratave të shumta.

Në një intervistë për “The Telegraph” për të folur rreth librit dhe përvojave të tij, Harry shprehu shqetësimin që e mundonte për nipërit dhe mbesën, pra, fëmijët e William dhe Kate.

“E di shumë mirë se brenda familjes sime, nuk jemi vetëm ne (unë dhe vëllai), do të jetë edhe dikush tjetër. Edhe pse William dhe unë kemi folur një apo dy herë për këtë çështje dhe ai ma ka bërë të qartë se fëmijët e tij nuk janë përgjegjësia ime, (përsëri) unë ndihem shumë përgjegjës për ta. Dhe kjo më lëndon dhe më shqetëson”, tha Harry.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here