Përmes disa kujtimeve nga fëmijëria, modelja Bella Hadid ka zgjedhur urimin më të ëmbël për ditëlindjen e mamasë së saj.
“Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime! Përgjithmonë dhe gjithmonë. Do doja ta ndjenin shpirtin tënd, dashurinë, buzëqeshjen, mirësinë, miqësinë, karizmën, kujdesin, kohën apo si është të jesh vajza jote vetëm për një çast. Për këdo që ka nevojë, ti je një dhuratë. Në më të mirën tënde ti je dashuri. Bota është me fat që të ka në të. Të dua shumë mami”, ka shkruar Bella në urimin për Yolanda.

