Të ftuar në emisionin e pasdites në “Ftesë në 5”, prindërit e Kiara Titos kanë folur për raportin e saj me Luiz.
Babai i moderatores, Arbri, ka thënë se Luizin e sheh si një lojtar shumë të fortë dhe se pasi dëgjoi historinë se ishte sëmurë u shokua.
Ai shtoi se gjithçka mendon se ka nisur si lojë, por rrugës raporti i tyre ka ndryshuar.
Sakaq vetë mamaja e Kiarës, Blerta ka thënë duke qeshur se i ati është skeptik dhe nëpër shtëpi i kërkon të stopojë.

