Louis Vuitton ka hedhur në treg një çantë me flamurin shqiptar, në ngjyrat kuq e zi dhe kafe.
Printet klasike të Louis Vuitton janë mbuluar në gjithë sipërfaqen nga qëndisje në ngjyrë të kuqe dhe në qendër duket shqiponja dykrenare.
Produkti kushton 9.900 dollarë dhe mban firmën e stilistit Jonathan Riss nga Jay Ahr.
Ky lajm ka bërë sot xhiron e rrjetit në të gjitha mediat e shkruara, duke i bërë edhe njëherë shqiptarët të ndihen më krenar.

