Luizi dhe Olta janë përplasur sërish brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.
Mëngjesin e sotëm, Luizi ka dashur ta sqarojë raportin me aktoren duke i thënë: “Me mua nuk të ecën”.
Ai ka insistuar se lojërat dhe fjalitë e Oltës i kupton shumë mirë.
Olta i është kundërvënë me mendimet e saj dhe kaq ka mjaftuar që marrëdhënia të mbetet e ngrirë akoma.

