Përmes një fotoje të Emit, Jonida Vokshi ka përshkruar gjithë ndjesitë e të qenurit mama. Ajo e ka përshkruar momentin kur vajza erdhi në jetë si ndjenjën më të fortë në jetë.
“Kur Emi lindi, ishte ndjenja, dashuria me e forte qe kisha provuar ne jet! Mendova pas kesaj nuk ka si te kete me shume!
Poooor ndjej qe cdo dite dashuria per kete njeri te vogel po shtohet me ritme qe nuk di deri ku mund te shkoj.
Cdo dite perjetime te reja, emocione, frikera, pergjegjesi, lumturi qe nuk e pershkruan dot me fjale!
Cdo buzeqeshje e saj ma con shpirtin peshe!
Nuk harroj dot as edhe nje dite ta falenderoj Zotin per kete bekim 🙏🏻🤍”, ka shkruar moderatorja.
Kujtojmë se Vokshi ka pohuar se dëshiron të ketë një familje të madhe me 2 ose 3 fëmijë.

