6 vite me Viktorian kanë qenë më të bukurat dhe më kuptimplotë për Rudinën, e cila përmes një postimi ka ndarë përjetimet e shtrenjta që ka për vajzën e saj.
“6 vjet, arsye e vertete pse jetoj, gezoj e vrapoj! Gezuar ditelindjen Viktoria ime, Mbretereshe e Botes time! #vikimamit”, ka shkruar Dembacaj krah fotove.
Rudina është shprehur herë pas here se Viktoria mbetet gjëja më e shtrenjtë dhe e vyer në jetën e saj, të cilën përpiqet ta lumturojë sa më shumë./beautyfairalbania.al

