Çantat prej lëkure zakonisht kushtojnë dhe shumica e njerëzve pasi i blejnë llogarisin që ato do të zgjasin për disa vite.
Për të ruajtur në mënyrë ideale një çantë prej lëkure, ne ju sjellim më poshtë disa rregulla të cilat duhet t’i merrni parasysh:
-Mos e ekspozoni në rrezet e diellit direkte
-Lëkura e çantës duhet të hidratohet rregullisht për ta mbajtur atë me shkëlqim dhe të tendosur.
-Mos e teproni. Lëkura është elastike dhe nëse testojmë kufijtë e saj, ajo do të zgjerohet dhe shtrihet, gjë që do të çojë në çarje.
-Nëse e mbingarkoni çantën me gjëra, ajo mund të humbasë plotësisht formën e saj.
-Përveç lëkurës, duhet të ruani edhe pjesët metalike.

