Ish- zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama ka promovuar së fundmi librin e saj të ri “The Light We Carry: Overcoming in Uncertain Times”, me ish-prezantuesen, Ellen DeGeneres.
Gjatë intervistës, Michelle u shpreh se kur ishte në shtëpinë e bardhë, amerikanët nuk ishin gati për flokët e saj natyralë, edhe pse për të do ishte më e lehtë t’i mbante me gërsheta.
“Jo, ata nuk ishin gati për këtë”, duke iu referuar publikut amerikan. Nga frika se flokët e saj do të përdoreshin për shpërqëndrim, Obama vendosi t’i drejtonte ato, në mënyrë që administrata të fokusohej në axhendën e saj dhe jo t’u përgjigjej pyetjeve raciste për flokët.
58-vjeçarja tha se modelet e flokëve janë një tjetër pengesë me të cilën përballen gratë me ngjyrë në vendin e punës. Dhoma e përfaqësuesëve në SHBA miratoi një akt në mars, i cili ndalonte diskriminimin në bazë të modeleve të flokëve./beautyfairabania.al

