Një histori e re mund të jetë duke marrë formë në showbizin shqiptar? Klodi dhe Françeska Rrustemi kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi janë shfaqur së bashku në disa fotografi të realizuara në stadium.
Prania e tyre krah njëri-tjetrit ka mjaftuar që në rrjet të nisin aludimet për një afrimitet më shumë se miqësor. Madje, fansat kanë vënë re edhe një detaj tjetër: byzylykët që të dy mbanin në duar, duke shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë.
Por, vëmendje ka marrë edhe një zhvillim që lidhet me Elijonën, ish-partneren e Klodit. Sipas asaj që është komentuar në rrjetet sociale, Elijona thuhet se e ka hequr Françeskën nga Instagrami, duke e bërë unfollow, një veprim që ka nxitur edhe më shumë diskutimet mes ndjekësve.
A është ky një sinjal se mes Klodit dhe Françeskës po ndodh diçka, apo bëhet fjalë thjesht për aludime të krijuara nga fotografitë e tyre?
Deri më tani, as Klodi dhe as Françeska nuk kanë reaguar për zërat që i lidhin në një romancë të mundshme. Kështu, mbetet për t’u parë nëse kjo afërsi do të marrë një tjetër drejtim apo nëse gjithçka do të mbetet vetëm në kuadrin e spekulimeve në rrjet.

