Moderatorja Arbana Osmani pritet të jetë sërish në ekran, në drejtimin e spektaklit “Ferma VIP”. Pas diskutimeve dhe pikëpyetjeve të shumta mbi të ardhmen e saj në këtë format, duket se është vendosur për vazhdimin e bashkëpunimit me produksionin.
Pas përfundimit të sezonit të fundit, në media u përfol për disa mosmarrëveshje të mundshme mes moderatores dhe drejtuesve të programit. Këto zëra ngritën dyshime nëse Arbana do të ishte sërish pjesë e formatit në edicionin e ardhshëm.
Por, sipas burimeve të “Prive”, moderatorja pritet të rikthehet në krye të “Ferma VIP”, duke vijuar kështu bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër.

