Vedati publikon foton familjare: Kur ju shoh krejt bashkë në këtë foto, veç them: O Allah, faleminderit

0
12
Screenshot

Vedat Sulejmani ka ndarë me ndjekësit një dedikim emocionues për familjen e tij, tashmë të zgjeruar me ardhjen në jetë të djalit të vogël, Adan.
Ai ka publikuar një fotografi familjare të realizuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet i gjithë familja së bashku. Kjo pasi bashkëshortja e tij, Roela, ndodhet në Amerikë, ku ka udhëtuar për të sjellë në jetë vogëlushin.
Krahas fotos, Vedati ka shprehur mirënjohjen për bekimin që ka marrë, duke iu drejtuar edhe dy vajzave të tij, Raina dhe Siela, të cilat tashmë janë bërë me një vëlla të vogël.
“Kur ju shoh krejt bashkë n’këtë foto, veç thom: O Allah, faleminderit për krejt çka m’ke dhonë. Raina, Siela, tash e keni edhe vllaun e vogël. Adan, mirë se na erdhe, o djali jem”, shkruan ai.
Një dedikim plot dashuri, që tregon emocionet e një babai për familjen e tij dhe anëtarin më të ri të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here