25 vite Top Channel”, në kuadër të përvjetorit të televizionit, duke nxitur aludimet për një rikthim të mundshëm.
Bora pritet të rikthehet në ekran gjatë muajit janar, ku thuhet se do t’i bashkohet emisionit humanitar “Për Shqiptarët”, përkrah Elvis Naçit. Ky format nuk është i panjohur për moderatoren, pasi ajo ka qenë pjesë e tij edhe më parë.
Kujtojmë se largimi i saj nga Top Channel u komentua shumë muaj më parë, ndërsa së fundmi emri i Borës është përmendur edhe në lidhje me drejtimin e reality show-t “Ferma VIP”.
Ndërkohë, janari pritet të sjellë edhe rikthimin e Luana Vjollcës në Top Channel, pas pesë vitesh mungesë.
Duket se fillimi i vitit të ri do të shoqërohet me lëvizje të rëndësishme në ekranin e televizionit, duke rikthyer dy emra të njohur të moderimit shqiptar.
Mbetet për t’u parë nëse postimi i Borës ishte thjesht një urim për 25-vjetorin e televizionit apo një paralajmërim i tërthortë për rikthimin e saj.

