“Përqafimi ku gjej gjithmonë qetësi”, Greta Kazazi bën urimin e veçantë për ditëlindjen e së ëmës: Në çdo jetë do të doja të ishe ti mami im

0
12
Screenshot

Greta Kazazi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një dedikim të veçantë për të ëmën, e cila feston ditëlindjen.

Përmes disa fjalëve plot dashuri dhe emocion, Greta i ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e pakushtëzuar, duke e cilësuar nënën si shtëpinë e saj, përqafimin ku gjen gjithmonë ngrohtësi dhe njeriun që do më shumë në botë.

“Gëzuar ditëlindjen, jeta ime! Nëse do të zgjidhja përsëri, në çdo jetë do të doja të ishe ti mami im. Ti je shtëpia ime, përqafimi ku gjej gjithmonë qetësi dhe njeriu që dua më shumë në botë. Të paçim gjithmonë me shëndet e me atë buzëqeshjen tënde që na zbukuron ditët!”, shkruan ajo.

Krahas urimit, Greta ka publikuar edhe disa fotografi bardhezi, që rikthejnë një nga momentet më të veçanta të jetës së saj: çastet e para pas ardhjes në jetë, teksa e ëma e mban në krahë dhe e ushqen me gji.

Një kujtim mjaft i ndjerë, që e bën edhe më emocional dedikimin e saj për njeriun që e solli në jetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here