Anxhelina nënë për herë të dytë, vjen në jetë vogëlushi që plotëson familjen

0
14
Screenshot

Influencerja e njohur Anxhelina Kotorri ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së saj, pasi është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ëmbël ajo e ka ndarë me ndjekësit përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar edhe fotografi të vogëlushit. Djali i saj i dytë quhet Domenik, një emër që tashmë është prezantuar edhe për publikun.

Me ardhjen në jetë të Domenikut, familja e Anxhelinës është zgjeruar edhe më shumë. Influencerja është gjithashtu nënë e një djali tjetër, Damianit, i cili tashmë bëhet vëllai i madh.

Anxhelina ka marrë urime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë e saj virtualë, të cilët i kanë përcjellë mesazhe të ngrohta në këtë kapitull të ri të jetës familjare.

Një tjetër bekim për influencerën, e cila tashmë shijon lumturinë e të qenit nënë e dy djemve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here