Arratisje në Milano, Julka Gramo dedikim romantik partnerit në 25 vite dashuri: Deri në frymën time të fundit…

0
14
Screenshot

Gazetarja, moderatorja dhe këngëtarja Julka Gramo ka ndarë me ndjekësit e saj një dedikim mjaft romantik për partnerin, me të cilin feston plot 25 vite histori dashurie.

Çifti ka zgjedhur Milanon për të shijuar disa momente së bashku, larg angazhimeve të përditshme. Nga qyteti italian, Julka ka ndarë një mesazh të veçantë, përmes të cilit i ka shprehur partnerit gjithë dashurinë dhe përkushtimin e saj.

“Gjithmonë dashuria ime e përjetshme… 25 vite pas nesh dhe një përjetësi përpara. Mezi pres të vazhdoj të dashurohem me ty çdo ditë, deri në frymën time të fundit”, shkruan ajo.

Një dedikim që tregon se vitet nuk e kanë zbehur aspak romancën mes tyre. Përkundrazi, pas 25 vitesh së bashku, Julka duket se vazhdon ta shohë partnerin si dashurinë e jetës së saj, me të cilin dëshiron të ndajë edhe shumë vite të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here