Duket se lufta mes gjinisë femërore, denigrimi publik i personazheve për shkak të atyre që bëjnë e që thonë, është bërë modë në realitetin e like-ve, view-eve apo followers-ave. një deklaratë e bërë dhe mijëra komente që nuk mbahen më a thua se njerëzit pas tastierës apo celularit I njohin personazhet për të cilat flasin.
Përveçse ka edhe një argument. Gjithë komentet ushqehen nga produkti që u japim në ekranet tona.
Ditën e djeshme, në episodin e “Goca e Gra” që shquhet për formatin ngacmues, këngëtarja Jonida Maliqi i kërkoi se kush është personazhi që e ka zhgënjyer më shumë në jetën e saj. “E di që do të më gjykojnë, por për mua njeriu që më ka zhgënjyer më shumë është Arbana Osmani” shqiptoi Ori Nebiaj.

