Luiz Ejlli ka surprizuar Sara Hoxhën me një buqetë gjigante me lule rozë, në një moment që është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.
Në videon e publikuar, fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” shfaqet teksa i dorëzon Sarës buqetën e madhe, duke e shoqëruar dhuratën me disa fjalë të veçanta.
“Ty kam sjellë edhe lule. Është lulja më e rrallë në Shqipëri, në Ballkan. E meriton një vajzë si ti. Kjo buqetë është një buqetë paqeje”, dëgjohet t’i thotë Luizi gjatë takimit.
Sara shfaqet duke marrë buqetën, ndërsa përmasat e saj të mëdha tërheqin menjëherë vëmendjen.
Momenti ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar surprizën dhe fjalët e veçanta të këngëtarit.

