Monika Lubonja reagon pas publikimit të videove intime, mesazh ironik për të gjithë ata që e komentuan: Nuk e flas gjuhën e tyre!

0
33
Screenshot

Pas publikimit të videove intime që kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe kanë nxitur reagime të shumta në rrjet, Monika Lubonja ka zgjedhur të reagojë në mënyrën e saj, përmes një mesazhi plot ironi.

Aktorja ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shfaqet duke dërguar një puthje, ndërsa e shoqëron atë me një shprehje që duket si një përgjigje për të gjithë ata që kanë folur dhe komentuar për të pas publikimit të pamjeve.

“A dëgjove çfarë thanë për ty?! Jo, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, shkruan Monika, duke përcjellë një mesazh të qartë se nuk dëshiron t’u kushtojë vëmendje fjalëve dhe gjykimeve të të tjerëve.

Puthja që ajo dërgon në video, e shoqëruar me këtë shprehje, duket si një reagim ironik ndaj komenteve dhe kritikave që kanë qarkulluar së fundmi. Lubonja ka zgjedhur të mos japë një reagim të drejtpërdrejtë mbi videot intime, por të përcjellë një mesazh që lë të kuptohet se fjalët e të tjerëve nuk e shqetësojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here