Moderatorja e njohur Jonida Vokshi duket se ka një rikthim që është pritur me shumë dashuri nga publiku. Pasi më herët u shpreh se ishte shkëputur nga moderimi i “Big Brother”, Jonida ka ndarë me ndjekësit një mesazh të veçantë, duke lënë të kuptohet se rikthimet mund të jenë po aq të bukura sa edhe momentet kur zgjedh të ndalesh.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe i kanë dhuruar dashuri, duke treguar se reagimi i publikut e ka konfirmuar edhe një herë zgjedhjen e saj për të bërë atë që e bën të lumtur.
“Ndonjëherë të ndalesh është po aq e bukur sa të rikthehesh. Dhe e anasjellta.” – shkruan Jonida, duke shtuar se dashuria e marrë e ka bërë të ndihet mirënjohëse dhe e bekuar.
Moderatorja nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për ndjekësit, duke e mbyllur mesazhin me një falënderim të ndjerë: “Ju jam mirënjohëse deri në infinit dhe e bekuar të bëj atë që dua! Dashni për ju shumë”.

