Pak ditë pas ndarjes nga jeta të të atit, DJ Dagz ka ndarë me ndjekësit një dedikim përmes të cilit i ka dhënë lamtumirën babait të tij. Me fjalë të ndjera, ai ka shprehur mirënjohjen për gjithçka që i ati i ka mësuar dhe dhuruar gjatë jetës, duke e kujtuar si një njeri të dashur, pozitiv dhe me zemër të madhe.
“Bab na le, po na le me faqe t’bardhë”, shkruan DJ Dagz, duke theksuar se veprat e mira të të atit janë ato që do të mbeten gjithmonë si një trashëgimi e çmuar për familjen.
Ai shprehet krenar që e ka pasur baba dhe beson se tashmë shpirti i tij po pushon në paqe, ndërsa lutet që një ditë të takohen sërish në botën tjetër për të vazhduar planet dhe gjërat që mbetën pa përfunduar në këtë jetë.
Në fund të dedikimit, DJ Dagz ka falënderuar të gjithë familjarët dhe miqtë që i kanë qëndruar pranë familjes në këto ditë të vështira, duke shprehur mirënjohjen e tij të përhershme për mbështetjen e treguar.
“Bab na le, po na le me faqe t’bardhë.
Faleminderit për gjithçka që na ke mësu e na ke dhuru n’këtë jetë. Veprat e tua të mira nuk po na lojnë me u mërzit. Fjalët për ty qenkan fjalë aq të mdhaja sa që rrallë kush i meriton në këtë botë.
Ke qenë njeri i dashtun e pozitiv për të gjithë njerëzit dhe padyshim që tani do jesh njeriu më i dashtun për Zotin.
Jemi krenarë që të paskemi quajt BABË.
Jam i sigurt që shpirti yt po pushon në paqe e, dasht Zoti, takohemi në botën tjetër, t’i vazhdojmë planet dhe gjërat që në këtë botë mbetëm pa i bë.
Faleminderit gjithë familjarëve e miqve që na keni qëndru pranë në ditët më të vështira që kishim deri më sot. Do jemi gjithmonë falënderues.
Zoti ju rujt e paci veç ditë të mira në jetë.”

