Thursday, October 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Është edhe një djalë nga Big-u i Kosovës”, këngëtari i njohur bën deklaratën e bujshme për videot e Adi Hilës

Një tjetër pretendim është bërë lidhur me videot intime të kompozitorit Adrian Hila, të cilat prej ditësh kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Këngëtari Labinot Rexha, gjatë një interviste për “Prive”, ka deklaruar se në materialet për të cilat po flitet shfaqet edhe një personazh që ka qenë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.

Rexha nuk ka bërë të ditur emrin e personit, ndërsa ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një ish-banor të reality shoë-t. Deklarata vjen në një kohë kur rreth videove private janë përmendur emra të ndryshëm personazhesh të njohur, ndërsa disa prej tyre kanë mohuar publikisht çdo lidhje me materialet.

Megjithatë, pretendimi i Labinot Rexhës nuk është konfirmuar nga burime të tjera dhe nuk ka prova publike që të vërtetojnë se një ish-banor i “Big Brother VIP Kosova” shfaqet në videot në fjalë. “Po ju jap ekskluzive. Është edhe një djalë nga Big-u i Kosovës, banor që është aty. Por ishalla që nuk po e nxjerrin”, është shprehur Labinot Rexha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles