DASHI
Hëna dhe Venusi janë në favorin tuaj këtë javë. Në dashuri ndihet një valë rigjallërimi, por yjet ju këshillojnë kujdes me financat. Në ambientin e punës mund të ketë ende disa tensione të vogla apo keqkuptime, ndaj merrni gjërat me qetësi.
DEMI
Marsi ju jep një shtysë të jashtëzakonshme dhe energji për të stabilizuar situatat e mbetura pezull. Është momenti perfekt për të rikuperuar energjitë e humbura dhe për t’ia kushtuar kohën jetës sentimentale. Ditë mjaft premtuese.
BINJAKËT
Komunikimi juaj do të jetë brilant falë një pozicioni mjaft të mirë të Hënës. Shfrytëzojeni këtë kohë për të zgjidhur ndonjë keqkuptim të vjetër në familje ose në punë. Në dashuri priten dialogje konstruktive.
GAFORRJA
Sipas yjeve, kjo periudhe ju ndihmon të zgjidhni një problem të vjetër profesional apo financiar. Mos u nxitoni, por ndiqni intuitën tuaj. Në dashuri keni nevojë për më shumë momente intime.
LUANI
Yjet ju ftojnë të jeni më diplomatë. Keni një dëshirë të madhe për të shkëlqyer dhe për të marrë vendime të rëndësishme, por mos harroni të dëgjoni edhe mendimet e partnerit apo bashkëpunëtorëve në punë.
VIRGJËRESHA
Vëmendja juaj është e përqendruar plotësisht te stabiliteti material dhe analizimi me kujdes i parave. Fjalët tuaja kanë një peshë të madhe sot, gjë që ju favorizon nëse punoni në komunikim, marketing apo marrëdhënie me publikun.
PESHORJA
Dielli kalon në shenjën tuaj duke sjellë ekuilibër dhe dëshirë për kompromise. Shijoni popullaritetin tuaj, pasi njerëzit do të kërkojnë praninë tuaj. Megjithatë, bëni pak durim nëse përballeni me ndonjë sfidë të vogël të papritur.
AKREPI
Ditë të mbushura me intensitet të lartë. Nëse një histori dashurie sapo ka filluar, mund të keni disa dyshime të vogla. Në punë ka ardhur koha ta bëni veten të dëgjuar, sidomos nëse mendoni se keni dhënë shumë dhe keni marrë pak.
SHIGJETARI
Këto janë ditët e duhura nëse jeni duke kërkuar kontakte të reja apo mundësi bashkëpunimi. Kushtojuni vëmendje propozimeve profesionale. Mund të rishikoni një kontratë apo marrëveshje të vjetër.
BRICJAPI
Një fazë e fortë po hapet për ju, me mbështetje të madhe në biznes dhe në dashuri. Hëna është në pozicion mjaft të mirë. Nëse keni ndonjë çështje ligjore apo administrative pezull, është momenti i duhur për t’u konsultuar me ekspertë.
UJORI
Yjet kërkojnë që të jeni të hapur ndaj ndryshimeve të reja. Në planin profesional mund të merrni një propozim që në pamje të parë duket sfidues, por që do të sjellë përfitime afatgjata. Në dashuri, lini mënjanë krenarinë.
PESHQIT
Kjo periudhë ju fton të përballeni me disa frikëra apo pasiguri që ju pengojnë të shpreheni plotësisht. Forca emocionale nuk do t’ju mungojë dhe do t’ju ndihmojë të ndërtoni strategji më të mira si në financa, ashtu edhe në jetën personale.





