Monday, October 5, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Marsela Çibukaj largohet nga “Kënga Magjike”, kënga e saj e kompozuar nga Adi Hila

Elton Tozaj ka dalë me një tjetër deklaratë, këtë herë duke e lidhur emrin e Marsela Çibukajt me zhvillimet e fundit rreth kompozitorit Adrian Hila.

Sipas asaj që pretendon Tozaj, këngëtarja është larguar nga “Kënga Magjike”, ndërsa arsyeja lidhet pikërisht me faktin se kënga me të cilën ajo do të merrte pjesë në festival është kompozuar nga Hila.

“Marsela Çibukaj largohet nga ‘Kënga Magjike’! Arsyeja? Kënga ka qenë e kompozuar nga Adi Hila”, shkruan Tozaj.

Deklarata vjen vetëm pak ditë pasi emri i kompozitorit u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të publikimit në internet të videove private, çështje për të cilën tashmë janë përfshirë edhe autoritetet.

Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka një reagim publik nga Marsela Çibukaj që të konfirmojë se është tërhequr nga “Kënga Magjike” dhe, nëse po, që vendimi lidhet me autorësinë e këngës së saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles