Louis Vuitton së shpejti do ketë hotelin e parë të tij në Paris!

0
240

Në një intervistë për median e lajmeve të modës WWD, Kryetari dhe CEO i Louis Vuitton, Michael Burke, njoftoi se shtëpia luksoze franceze do të transformojë selinë kryesore, e cila ndodhet në zemër të Parisit, në dyqanin më të madh të markës. Ky projekt do jetë aq i madh saqë do të përfshijë edhe hotelin e parë me shërbim të plotë të Louis Vuitton.
Zyrat komerciale të markës prej 400,000 metrash katrorë do të lirohen për t’i hapur rrugë asaj që Burke e quan “vendi ideal i akomodimit”. Zona ku parashikohet projekti është ndër më të bukurat në Paris, me pamje nga Eiffel Tower e deri te Notre-Dame de Paris./beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here