Friday, October 2, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pas dëshmisë së Eli Farës, vajza e saj reagon

Pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë këngëtaren Eli Fara, ka ardhur edhe një reagim nga vajza e saj, Marina Fara.

Marina ka zgjedhur të mos komentojë drejtpërdrejt ngjarjen, por ka ndarë në Instagram një video me mesazh fetar, vetëm pak kohë pasi u raportuan detaje nga dëshmia e nënës së saj në Polici.

Në videon e ripostuar prej saj shfaqen pamje nga Meka, ndërsa mesazhi flet për uljet dhe ngritjet në jetë, largimin e njerëzve dhe besimin te Zoti në momentet e vështira.

“Today you’re high, tomorrow you’re low”, thuhet ndër të tjera në video, ndërsa më tej mesazhi vijon me fjalët: “So when I’m scared, I raise my hands. When I don’t know, I trust His plan” – “Kur kam frikë, ngre duart. Kur nuk di çfarë të bëj, i besoj planit të Tij”.Në një tjetër pjesë të videos thuhet: “I say Ya Allah lead the way, and take another step in faith. I have Allah, I have everything” – një mesazh që vendos theksin te besimi dhe mbështetja te Zoti përballë vështirësive.

Marina nuk ka dhënë ndonjë shpjegim shtesë dhe as nuk e ka lidhur publikisht postimin me situatën e nënës së saj. Megjithatë, koha në të cilën është bërë postimi ka tërhequr vëmendjen, pasi vjen në të njëjtën ditë kur në media u zbardhën detaje nga dëshmia e Eli Farës.

Sipas raportimeve, këngëtarja është paraqitur në Polici pas publikimit dhe shpërndarjes së videove private në rrjet. Ajo mësohet të ketë deklaruar se nuk kishte dijeni se po filmohej, ndërsa denoncimi i saj lidhet me publikimin dhe shpërndarjen e materialeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles