Gazetari Elton Tozaj ka bërë një deklaratë të fortë këtë të enjte, duke u shprehur se ka pasur kontakt përmes telefonit me aktoren Monika Lubonja dhe kjo e fundit i ka kërkuar të nxjerrë dhe emrat e personazheve të tjerë që kanë qenë në shtëpinë e kompozitorit Adi Hila.
Në një lidhje të drejtpërdrejt me Klan Kosova, gazetari zbuloi përmbajtjen e telefonatës me Monika Lubonjën.
“Sot, Monika Lubonja më merr dhe më thotë: ‘Pse nuk i thua ti emrat e tjerë, por ke thënë vetëm këto emra?’”, u shpreh Elton Tozaj, duke treguar versionin e tij të bisedës.
“Domethënë, këtu nuk shkojnë njerëzit të bashkëpunojnë me policinë dhe ta arrestojnë atë tipin që i ka filmuar dhe publikuar, por çohet gruaja e huaj dhe s’ka hallin e vet, por ka hallin pse nuk i publikon emrat e tjerë”, tregoi ai.
Megjithatë, biseda telefonike e pretenduar është bërë publike vetëm përmes rrëfimit të gazetarit Elton Tozaj. Deri tani, Monika Lubonja nuk ka konfirmuar publikisht versionin e bisedës të treguar prej gazetarit dhe as pamjet që kanë rrjedhur në media.




