Miri Shahini ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të uruar vajzën e tij me rastin e ditëlindjes. Ai ka ndarë në rrjetet sociale momente të veçanta të Artisias, që nga fëmijëria e saj e deri në ditët e sotme.
Krahas imazheve, ku duket qartë rritja e vajzës ndër vite, Miri ka shoqëruar publikimin me një dedikim plot dashuri dhe emocion.
“Artisia ime, shpirti im, jeta ime je Ti. Edhe 100 vjeç mu befsh me jetë e me shëndet. Të duaaaaa”, shkruan ai.
Nga fotot e para të fëmijërisë e deri te imazhet e ditëve të sotme, Artisia shfaqet tashmë si një zonjushë, ndërsa krahas saj qëndron i ati, duke dëshmuar lidhjen e veçantë që kanë me njëri-tjetrin.




