Rap-artisti Stresi ka surprizuar ndjekësit me një vendim të papritur, duke njoftuar se do të shkëputet për një periudhë nga rrjetet sociale.
Artisti nuk ka dhënë detaje të tjera për arsyet e këtij vendimi, ndërsa ka bërë edhe ndryshime në profilin e tij në Instagram. Ai ka fshirë fotografitë e publikuara më herët, si dhe personat që ndiqte.
Para largimit, Stresi ka ndarë një mesazh falënderimi për fansat, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë karrierës së tij, duke theksuar se kjo pauzë nuk është një lamtumirë.
Postimi i plotë:
Faleminderit çdo njeriu që më ka dëgjuar, çdo fansi që ka qenë aty që nga dita e parë, çdo personi që më ka mbështetur edhe kur gjërat nuk kanë qenë të lehta.
Faleminderit edhe atyre që më kanë kritikuar, sepse edhe ato fjalë kanë qenë pjesë e rrugës sime.
Një falënderim i madh shkon për të gjithë kolegët, artistët dhe njerëzit me të cilët kam ndarë muzikë, punë, skena dhe momente që nuk harrohen.
Kam kaluar shumë gjëra në këtë rrugë. Kam rënë, jam ngritur, kam humbur njerëz, kam fituar njerëz… por një gjë nuk ka ndryshuar kurrë: respekti dhe dashnia për ata që më kanë qëndruar pranë.
Kjo nuk është lamtumirë. Thjesht po marr pak kohë për të ndërtuar diçka tjetër.
Do të shihemi shumë shpejt. Dhe kur të kthehem, do të kem akoma më shumë për t’ju thënë.
Respekt dhe dashuri për secilin prej jush.
STRESI”, ka shkruar ai.





