Lumbardh Salihu duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën private, larg zhurmës që e shoqëroi pas fitores në BBVK 2.
Prej kohësh ai po shfaq një version tjetër të përditshmërisë së tij mes natyrës, aktivitetit fizik, kujdesit për shëndetin dhe udhëtimeve, por ata që kanë qenë më të vëmendshëm mund ta kenë kuptuar se në këtë etapë Lumbardhi nuk është vetëm.
Prive By LS ka mësuar nga burimet e sigurta se ai është në një lidhje dashurie me një milionere austriake.
Partnerja e tij, disa vite më e madhe në moshë është sipërmarrëse dhe qëndron prapa një varg biznesesh të suksesshme në Austri. Madje ajo ka publikuar edhe fotografi nga pushimet e tyre të përbashkëta, ndërsa është kujdesur që Lumbardhi të mos identifikohet qartë.
Për momentin, identitetin e saj po e mbajmë sekret, teksa duket se edhe vetë çifti ka zgjedhur ta shijojë këtë histori larg syrit të publikut.





