Rozana Radi ka publikuar një mesazh të fortë në Instagram, duke paralajmëruar personat që, sipas saj, po e përmendin më shumë seç duhet.
“Po më përmendni pak si shumë… KUJDES!”, nis reagimin këngëtarja, duke lënë të kuptohet se durimit të saj po i vjen fundi.
Rozana i referohet edhe eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, ku thotë se publiku ka parë një anë të saj që ka zgjedhur të ruajë shumë njerëz dhe të mos tregojë gjithçka që dinte.
“Shikoni, ju keni parë në Big një Rozanë që i kam ruajtur shumë njerëzit. Nuk e donit atë version? Sepse po ta donit, do të isha e para”, shkruan ajo.
Por më pas vjen paralajmërimi: “Tani do shikoni edhe versionin tjetër. Se di ta bëj edhe atë, mos kini merak. Dy duar për një kokë, thotë populli…”.
Në fund, Radi e mbyll me një shprehje të hallës së saj, duke ruajtur edhe dozën e humorit karakteristik: “M’ka pas thanë mu halla Drane: Mos e nguc grethin me krane, se e nguc, bash t’zezën tane!”.

Rozana nuk përmend emra dhe nuk sqaron se kujt i drejtohet konkretisht mesazhi.




