Alketa Vejsiu dhe Luiz Ejlli kanë tërhequr vëmendjen me një postim të fundit, ku dy figurat e njohura të ekranit shfaqen së bashku. Krahas fotove, Alketa ka ndarë edhe një mesazh të gjatë për Luizin dhe intervistën e tij.
Vejsiu e ka cilësuar intervistën e Luizit si një nga momentet më të bukura të tij, duke vlerësuar mënyrën spontane dhe të drejtpërdrejtë të komunikimit.
“Besoj është intervista e tij më e bukur që ma keni kërkuar që ditën 1 kur nisi Inspire. S’kam lënë pyetje pa i drejtuar, por ai nuk kërkoi asnjë skenar përpara, sepse është mbreti i spontanitetit dhe batutave”, shkruan Alketa.
Ajo njofton gjithashtu se intervista do të transmetohet në Class Media në YouTube, ndërsa pjesë nga ajo do të mund të ndiqen edhe në “Live Me Luizin” në Top Channel Albania.
Në fund, Alketa ka ndarë edhe vlerësimin e saj personal për këngëtarin, duke e përshkruar si një artist me shumë talent dhe duke theksuar transformimin e tij gjatë viteve.
“Faleminderit Luiz, artist me shumë talente dhe jetë artistike që vjen tani si një Faktor i rëndësishëm në Industrinë e Entertainment në Median Shqiptare. Shumë Fat për ty”, përfundon ajo.




