Klodi dhe Elijona duket se po jetojnë një periudhë jo të qendrueshme të marrëdhënies së tyre. Dyshja kishte reaguar më herët ndaj aludimeve, duke treguar se në këtë periudhë po i kushtonin më shumë vëmendje punës, karrierës dhe familjes.
Megjithatë, lëvizjet e fundit në rrjetet sociale kanë rikthyer edhe më fort dyshimet se historia mes tyre mund të ketë përfunduar.
Klodi dhe Elijona nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Krahas “unfollow”-it, nga profilet e tyre janë hequr edhe fotografitë që kishin së bashku, një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.

Pas përfundimit të xhirimeve, Klodi është rikthyer në Itali, ndërsa Elijona vijon angazhimet e saj.




