Këngëtarja Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotoalbum familjar nga pushimet, ku ka publikuar momente të bukura pranë bashkëshortit, Big Bastës, dhe djalit të tyre.
Mes fotove, vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr edhe fiziku i reperit, i cili duket se ka pësuar ndryshime. Big Basta ka folur edhe më herët publikisht për dëshirën për t’iu përkushtuar më shumë shëndetit dhe për të humbur peshë.
Fotot e reja nga pushimet duket se tregojnë një tjetër fazë të këtij angazhimi, ndërsa çifti shfaqet i lumtur duke shijuar kohën së bashku si familje.





