Sunday, September 20, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“U bë disa muaj që jemi ndarë”, Sarah flet për herë të parë për ndarjen me PM

Javë pasi në rrjetet sociale dhe mediat rozë qarkulluan lajmet se Sarah Berisha dhe DJ PM i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa-vjeçare, ka ardhur edhe reagimi i parë nga vetë influencerja.

Dyshja, e cila nisi romancën gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 1, ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut për një kohë të gjatë.

Sinjalet e para për një krisje mes tyre u vunë re javë më parë, kur dyshja hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.

Përmes një opsioni pyetje-përgjigje në Instagram, Sarah i ka dhënë fund të gjitha pikëpyetjeve, duke konfirmuar ndarjen. E pyetur nga një ndjekës nëse janë ende bashkë, ajo u shpreh:

“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bë disa muaj që jemi ndarë (shumë përpara se të dilte lajmi). Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që, kur marrin fund, të ruajmë respekt për njëri-tjetrin.”

Më tej, ajo sqaroi se këtë përgjigje e ndiente si një “detyrim” ndaj të gjithë mbështetësve që i kanë ndjekur që nga eksperienca e tyre në Big Brother e deri më sot, duke nënkuptuar se nuk dëshiron ta hapë më këtë temë në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles