Një moment mjaft të trishtë, por edhe emocional, ka ndaë me ndjekësit e saj ish-konkurrentja e “The Voice”, shqiptarja Marina Memousai, e cila të shtunën, vizitoi varrin e Giorgos Mazonakis së bashku me vajzën e saj të vogël, Leandra.
Memousai kishte krijuar një lidhje të veçantë me artistin e njohur, marrëdhënie që me kalimin e kohës, ishte bërë thuajse familjare. Mazonakis nuk kishte qenë vetëm trajneri i saj gjatë pjesëmarrjes në “The Voice”, por kishte shprehur edhe dëshirën për të pagëzuar vajzën e saj.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Marina tregoi momentin kur ajo dhe Leandra shkuan për t’i dhënë lamtumirën e tyre artistit.
E vogla Leandra vendosi një lule mbi varrin e Giorgos Mazonakis dhe i dha një puthje. Krahas pamjeve, ajo ndau edhe disa fjalë të ndjera për këtë vizitë.
“Sot erdhëm të të themi lamtumirë… së bashku. Vogëlushja jote të solli një lule dhe të dha një puthje… një puthje të fundit nga ajo që e doje aq shumë”, shkroi ajo.
Marina iu referua gjithashtu lidhjes së veçantë që ishte krijuar mes Mazonakis dhe vajzës së saj. Ajo pranoi se Leandra është ende shumë e vogël për të ruajtur të gjitha kujtimet e asaj periudhe, por premtoi se do të kujdeset që vajza të mësojë për dashurinë që artisti kishte për të.




