Sunday, September 20, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Më kthe në vendin tim…” Yll Limani u këndon çlirimtarëve të Kosovës, djali i Hashim Thaçit e falenderon publikisht: UÇK, simboli që na bashkon

Në koncertin e mbajtur në koncertin e tij të djeshëm në Stuttgart të Gjermanisë, këngëtari i mirënjohur shqiptar Yll Limani i ka dedikuar këngën e tij “Kthem” katërshes së UÇK-së të cilët pas verdiktit të dhënë në Hagë, për ta u caktua 81 vite burg në total.

“Oh kthem qaty ku kesh, Oh kthem edhe niher, Zemra qaty ku m’flen, Oh kthem n’venin tem, Edhe ketu kur nata bjen, Hana del po nuk m’njeh, M’doket me kane harru krejt, Lotet e m’i kerkush s’i sheh, Sa shume peshon mos me pa venin ton, Mos me dashte ku jeton po e bon per tjeterkon…” është pjesa e këngës “Kthem” të cilën Yll Limani ia dedikoi ish-krerëve të UÇK-së, një moment ky i cili është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit.

Përveç dedikimit të disa vargjeve të tij, artisti në koncertin e tij të djeshëm u pa i veshur dhe me simbolet e UÇK-së, një moment ky i cili nuk ka kaluar pa u vënë re nga djali i Hathim Thaçit, Endriti i cili ka falenderuar Yll Limani publikisht për mbështetjen e dhënë.

Endrit Thaçi publikoi mbrëmjen e djeshme në Instastoryn e tij momentin kur Yll Limani dhe njerëzit që ishin të pranishëm në festival brohorasin njëzëri: UÇK!

“UÇK-simboli që na bashkon të gjithëve. Faleminderit Yll Limani për emocionin” shkruan Endriti në postimin e tij.

“Më kthe në vendin tim...” Yll Limani u këndon

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles