Thursday, September 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Kemi 5 vite që duam fëmijë”, Çiljeta Xhilaga flet hapur për jetën me Albanin: Kam menduar të bëj in vitro

Çiljeta Xhilaga ka zbuluar se prej pesë vitesh dëshiron të ketë një fëmijë me Albanin. Këngëtarja tregoi se këtë vit kishte menduar t’i nënshtrohej IVF-së dhe madje kishte menduar edhe mundësinë për të pasur binjakë, por në fund vendosi ta shtyjë këtë plan.

E ftuar në “Pardon My French”, Çiljeta foli hapur për planet e saj familjare dhe për arsyet që kanë ndikuar në vendimin për ta shtyrë shtatzëninë.

“Për këtë vit unë kisha caktuar që, siç jam unë vizionare dhe i paramendoj gjërat për të ardhmen, kisha menduar që në maj ose do të bëja një in vitro, do të bëja dy binjakë, ose do të bëja një operacion dhe të thithja barkun, të kthehesha edhe njëherë e dobët.

E kisha lënë si një gjë në ajër, le të themi, se kush do të më bëhej më për mbarë, sepse doktori i in vitro-s ka tre vite që më pret dhe unë nuk bëhesha kurrë mbarë për të ikur. Si gjithmonë, ngaqë jam shumë besimtare, mendoja që, okej, Zoti kur do, ta jep vetë. Gjithmonë kam menduar që, okej, Zoti nuk po e jep sepse ndoshta trupi im nuk është në nivelin e duhur ose gati për të pasur një tjetër shtatzëni.”

Çiljeta tregoi gjithashtu se prej vitesh ajo dhe Albani dëshirojnë të kenë një fëmijë së bashku, ndërsa foli edhe për trajtimet dhe ndërhyrjet që ka bërë gjatë kësaj periudhe.

“Unë kam pesë vjet me Albanin që donim dhe duam që të kemi një fëmijë, por vajzat sot po vuajnë shumë nga insulinorezistenca, një gjë që po vuaj dhe unë ndër vite. Kështu që po merrem me trajtimet dhe kurat e mia. Ndërkohë, bëra edhe një liposuction dhe një zvogëlim gjoksi. Kam kohë vitin tjetër, ta shijoj pak këtë…”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles